Abissnet Superiore/ Lulaj flet në prag të ndeshjes AF Elbasani-Teuta

by admin
Spread the love

AF Elbasani pret Teutën nesër në “Elbasan Arena”. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për ekipin verdheblu pasi mbylli fazën e parë në katër vendet e para.

Në vigjilje të kësaj ndeshjeje mbrojtësi dhe kapiteni verdhebluve Bruno Lulaj në një intervistë per RTSH Sport shprehet se është i kënaqur me impenjimin e treguar nga skuadra.

“Do të bëjmë gjithçka për të fituar. Nuk them se është një ndeshje e lëhtë, por mendoj se do të bëjmë më të mirën”, tha Bruno Lulaj.

Lidhur me ndeshjen e kaluar me atë të Skënderbeut, Lulaj shprehet teper i mërzitur pasi skuadra pati raste të shumta për të shënuar golin e ndryshimit të rezultatit, por nuk mundën ta finalizonin.

>

“Mendoj se në ndeshjen e fundit atë kundër Skënderbeut duhet të kishim shënuar edhe një tjetër gol për  të marrë pikët e plota. Nuk u treguam të saktë përpara porte dhe kjo na penalizoi shumë”, analizoi Lulaj

Ndeshja Elbasani-Teuta do të luhet nesër në orën 17:00 në “Elbasan Arena” ndërsa sportdashësit shqiptar do të kenë mundësi ta ndjekin në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

You may also like