Abdixhiku thotë se qeveritë duhet t’i shohin bizneset si partnere dhe nëpërmjet tyre ta zhvillojnë ekonominë – Shqip

by admin

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar fabrikën për përpunimin e bojrave e stiroporit “Gemix” në Pejë, raporton Shqip.

Kreu i LDK-së, Abdixhiku tha se biznesmenët e tillë janë patriotët më të mëdhenj të shtetit, ndërsa premtoi ndihmesë të madhe nëse bëhet shef i ekzekutivit.

“Prapë jemi në një shembull patriotik për vendin, një shembull që krijon vende të punës e megjithatë eksporton produkte. Jam këtu së bashku me kryetarin Gaz Muhaxherin për të parë nga afër punimet e mrekullueshme të kompanisë ‘Gemix’ në përpunimin bojërave e fasadave. Pamë nga afër edhe problemet bazike që i kanë sidomos mungesa e energjisë elektrike. Për një biznes kosovar në vitin 2025 të ketë reduktime e mungesë të energjisë, është paradoks i kohës dhe si Qeveri e ardhshme kemi paraparë jo vetëm ndihmesë për regjionet e caktuara brenda komunave ku ka zhvillim, por edhe ndihmesë në nivel nacional të energjisë me centralin me gazin amerikan”, tha ai.

>

Abdixhiku tha se qeveritë duhet t’i shohin bizneset si partnere dhe nëpërmjet tyre ta zhvillojnë ekonominë e Kosovës.

“Bizneset si këto janë patriotët më të mëdhenj, krijojnë vende të punës, eksportojnë, e ulin deficitin e lartë tregtar dhe si të tilla janë partner të shtetit. Qeveritë duhet t’i shohin bizneset si partnere dhe nëpërmjet tyre ta zhvillojnë ekonominë e Kosovës. Ne besojmë në ndërmarrës, do të krijojmë politika për ndërmarrësit”, deklaroi Abdixhiku.

Avni Podrimaj pronar i kompanisë “Gemix”, “Shpresojmë që cilado qeveri që vjen e shpresojmë e juaja me na plotësua premtimet që i keni dhënë. E para bazike është energjia dhe e dyta mundësia që lëndët e para të importohen pa taksë”, u shpreh ai.

You may also like