Abdixhiku premton koeficient pagash 150 që në javën e parë të qeverisjes dhe asnjë pension nën 150 euro – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendi nuk mund të vazhdojë rrugëtimin nën udhëheqjen e Vetëvendosjes, pasi sipas tij për këto katër vite Kosova ka mbetur e izoluar dhe sanksionuar.

Abdixhiku ka premtuar se do ta rrisë koeficientin e pagave në 150 që në javën e parë të qeverisjes së tij, dhe që asnjë pension të mos jetë nën 150 euro.

Ai këto deklarata i bëri në takimin konstituiv të Forumit të Këshilltarëve Lokalë të LDK-së, ku, sipas tij, tha se si shkak i qeverisjes së Kurtit, vendin e lëshojnë çdo ditë 173 kosovarë.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për udhëheqjen nga LDK-ja e cila do të ju jap mundësinë që qytetarëve të ju japin paga të larta e punë të dinjitetshme.

“Ky shtet ka nevojë për ju, për ne për LDK dhe ky është misioni i ri i juaj sot. Le të jemi i qartë, Kosova nuk mund ta vazhdojë rrugëtimin e tanishëm. Çdo premtim i dhënë nuk është mbajtur, e çdo mundësi e krijuar ka përfunduar me izolim dhe zbrasje”.

“Republika jonë sot është e izoluar dhe është e sanksionuar. Shtetin tonë sot e lëshojnë nga 173 kosovarë çdo ditë. Qytetarët tanë trajtohen vetëm si material paraelektoral, për katër vite ata janë në mëshirën e çmimeve të larta, pagave të ulëta, përbaltjeve të rënda me shëndetësi e arsim”.

“Që në javën e parë jam zotuar që koeficienti i pagave do të bëhet 150, e as një pension ne vend të mos jetë me i ulët se 150 euro”, ka thënë ai.

You may also like