Një flluskë ajri e ftohtë në lartësi të madhe. E izoluar nga pjesa tjetër e qarkullimit atmosferik. E aftë për të tërhequr rreth vetes sasi të mëdha ajri të ngrohtë dhe të lagësht. Dhe për të kondensuar avujt e ujit, duke i shkarkuar në tokë në formën e shiut dhe breshërit. Spanjollët e quajnë Dana (një akronim për Depresionin e Izoluar Atmosferik në Lartësi të Madhe), por midis klimatologëve dhe meteorologëve njihet si “pika e ftohtë”.
Nëse është vendosur emri iberik, kjo është edhe sepse fenomeni atmosferik është i njohur në bregun lindor të Spanjës. Në vitin 1982, një Dana shkaktoi rreth tridhjetë të vdekur në jug të vendit ku goditi këtë herë. Episode të tjera serioze, por më pak shkatërruese ndodhën në nëntor 1987 dhe shtator 2019. Pothuajse gjithmonë në vjeshtë, megjithatë, kur në Mesdhe nuk ka më anticiklone që mbrojnë nga mësymjet e ajrit të ftohtë dhe me detin, i cili ka ende temperatura të larta për shkak të nxehtësisë së akumuluar. Asnjëherë si këtë vit: sipas të dhënave nga Observatori Evropian i Kopernikut, Mare Nostrum theu çdo rekord në verën e kaluar: më 13 gusht 2024 temperatura mesatare e Mesdheut arriti pikën më të lartë që kur kanë nisur matjet: 28.45 gradë, kundrejt majave 25-26 vetëm disa dekada më parë.
Natyrisht, është shumë herët për të vendosur një marrëdhënie shkak-pasojë midis detit të “valuar” dhe shirave të rrëmbyeshëm që shkatërruan Valencia-n dhe rajonin e saj. Por nuk mund të mos vërehet sesi po intensifikohen fenomenet ekstreme të motit në zonën e Mesdheut: sekuenca e përmbytjeve në Emilia Romagna, shkatërrimi i Dernës, në Libi, pak më shumë se një vit më parë dhe disa muaj më parë.
Shirat e rrëmbyeshëm «fatkeqësia më e madhe natyrore e të gjitha kohërave” në Slloveni. Tani, Dana që ka goditur Spanjën juglindore. Të gjitha ngjarje që kanë të përbashkët një ajër të pasur me energji (temperatura të larta) dhe ujë (avulli i lëshuar nga deti).
Përzierja e dy përbërësve mund të marrë forma të ndryshme në varësi të gjerësive gjeografike dhe orografisë së territorit. Por rezultati është pothuajse gjithmonë i njëjtë: një mur uji që bie në tokë. Banorët e Floridës dhe Karolinës së Veriut, të cilët u goditën nga uraganet Helene dhe Milton disa javë më parë, dinë diçka. Ata në Filipine panë tek kaloi stuhia tropikale Trami, e cila shkaktoi mbi 100 viktima. Ose ata që patën fatin, të paktën në këtë rast, të mund të admironin spektaklin e një prej zonave më të thata të Saharasë marokene të përmbytur: në shtator ranë 200 milimetra shi në vetëm 24 orë.
A do të jetë kjo normalja e re? Pavarësisht vështirësisë për të bërë parashikime të sakta dhe afatgjata për sisteme të tilla komplekse, duhet pranuar se shkencëtarët e klimës kanë dhënë alarmin prej vitesh: Mesdheu si një pikë e nxehtë klimatike, ku efektet e ngrohjes globale rrezikojnë të kenë një ndikim më të madh se kudo tjetër, do të bëhet dëshmitar i ekstremeve të thatësirës nga njëra anë dhe
të reshjeve nga ana tjetër.
Në Katalonjë, disa qindra kilometra më në veri të rajonit tashmë të fundosur nga uji dhe balta, për më shumë se tre vjet ka mungesë të reshjeve, gjë që ka bërë të nevojshme një gjendje të jashtëzakonshme dhe racionimin e ujit të pijshëm.
Vendosim ujin e botës në tenxheret tona të kompletuara me kapak (rezervuarë, ujësjellës, kanalizime, përrenj të groposur…) dhe më pas ndezim një zjarr të madh nën to, duke djegur lëndët djegëse dhe duke prodhuar kështu gazrat serë që ngrohin planetin.
Të hënën e kaluar, Organizata Botërore Meteorologjike theksoi në raportin e saj vjetor se përqendrimet e dioksidit të karbonit, një shkaktar kryesor i ngrohjes globale, po rriten më shpejt se në çdo kohë që nga evoluimi i specieve tona.
Ne mund të dëshmojmë skena si ato në Valencia të habitur dhe të pafuqishëm. Ose të vendosim të heqim kapakët, duke lëshuar ujin. Dhe për të shuar zjarrin, duke hequr dorë nga qymyri, nafta dhe gazi. / Shqip