A e dini pse zgjedhjet në Amerikë bëhen të martën dhe jo të dielën?

by admin

Amerikanët po shkojnë në zgjedhjet e 60-ta presidenciale në historinë e tyre të martën më 5 nëntor dhe e gjithë bota është në pritje të përfundimit të tyre, pasi pritet të ndikojnë në një sërë konfliktesh dhe krizash globale.

Me vendim të Kongresit të vitit 1845, zgjedhjet presidenciale mbahen të martën pas të hënës së parë të nëntorit.

Shtetet e Bashkuara ishin ende kryesisht një shoqëri agrare në atë kohë, kështu që zgjedhja e nëntorit lejoi shumë amerikanë të shkonin në qendrat e votimit pas mbjelljeve të vjeshtës dhe para dimrit. Dhe duke qenë se e diela ishte dita e Zotit, u zgjodh e marta.

Votuesit amerikanë janë ende të ndarë mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris. Sondazhet parashikojnë një garë të pasigurt, veçanërisht në shtatë shtete kyçe, të ashtuquajturat swing, të cilat do të përcaktojnë fituesin përfundimtar të zgjedhjeve sipas sistemit të Kolegjit Zgjedhor të SHBA. /tesheshi.com/

You may also like