A do të jetë pjesë e Big Brother VIP 2? Moderatorja e njohur pranon ftesën

by admin

Po qarkullon një tjetër emër i ri që pritet t’i bashkohet aventurës më shumë se 100 ditore të “Big Brother Vip 2”.

Bëhet fjalë për moderatoren Lei Kraja. Lajmin e ka bërë me dije “Bordo”. Sipas tyre thuhet se moderatorja e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e lojës dhe se ajo është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit.

Ndonëse akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e moderatores sportive. Disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani janë edhe Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli dhe Kejsi Medini.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

You may also like