Lumbardh Salihu i Big Brother VIP Kosova aderon tek kjo parti politike

by admin
Spread the love

Fituesi i Big Brother Vip të vitit të kaluar, Lumbardh Salihu, pritet që të aderoj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Siç mëson FrontOnline, Lumbardh Salihu, bashkë me babain e tij, Salih Salihu, kanë pasur sot takim me figura qendrore të LDK-së, përfshirë këtu edhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin.

Se kanë pasur takim me Hazirin, dhe se ka pretendime për të hyrë në politikë, Lumbardhi, e ka konfirmuar edhe babai i tij, Salih Salihu.

”Vallahi ne u takum rastësisht, tani dolem aty me e hangër një drekë të përbashkët.

Lumbardhi ka pak pretendime siç duket, por nuk e di saktë se çka po bën.

Ti e paske pa pak…ne njihemi moti me Lutën, edhe s’ka qenë dikush tjetër veç Luta…” tha Salihu për FrontOnline.

>

FrontOnline, pas takimit që Salihu ka pasur me Hazirin, ka kontaktuar këtë të fundit, por nuk është deklaruar për takimin.

”Jam në Mitrovicë, bisedoni me Besianin, nuk e di” tha Haziri.

FrontOnline ka provuar të bisedoj me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, por ky i fundit nuk është përgjigjur në thirrjen tonë.

Burimet e FrontOnline, tregojnë se Lumbardh Salihu, do të jetëkandidat për deputet nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës /FrontOnline/

You may also like