SHBA – Mosprania e presidentit Biden shtyn samitin për Ukrainën në Gjermani

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 9 tetor /ATSH-DPA/ – Një takim i nivelit të lartë për Ukrainën në një bazë ajrore të SHBA-së në Gjermani, i planifikuar për të shtunën, është shtyrë pasi presidenti Joe Biden anuloi pjesëmarrjen e tij për shkak të uraganit Milton, deklaroi komanda amerikane në bazën Ramstein.

”Njoftimet për takimet e mëtejshme të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, një organ i udhëhequr nga SHBA që së shpejti do të absorbohet nga NATO, do të pasojnë së shpejti”, theksoi komanda.

Shtyrja e samitit të Ukrainës nuk është befasuese pasi Biden duhej të priste takimin, por vendosi të martën se ai nuk mund të vinte në Gjermani, duke anuluar gjithashtu një udhëtim të mëvonshëm në Angola.

Administrata e Biden ka shprehur shqetësim të madh për uraganin, një stuhi e fuqishme që duket se po shkon drejt zonave të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Florida, që së fundmi pësoi dëme të mëdha nga uragani Helene.

Presidenti amerikan do të mbërrinte në Berlin të enjten në mbrëmje, ku do të takohej me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier.

Biden kishte planifikuar të udhëtonte më pas në shtetin gjerman perëndimor të Rheinland-Pfalz për samitin në bazën ajrore amerikane Ramstein./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like