5 thënie inspiruese kur jeni gati për të hequr dorë – Shqip

by admin

Le ta pranojmë, të jesh pronar biznesi është e vështirë. Ju nuk do të fitoni rezultatet që dëshironi brenda natës. Ju do të dëshironi të dorëzoheni. Mirëpo, herën tjetër kur të tundoheni të hiqni dorë nga biznesi juaj, lexoni pesë thëniet e mia të preferuara inspiruese dhe kthehuni në punë.

“Nëse nuk mund ta shpjegoni thjeshtë, ju nuk e kuptoni mjaftueshëm mirë” – Albert Einstein

Kjo është një thënie inspiruese, nga një gjeni, prandaj, duhet të ketë një të vërtetë në të. Çfarë thoni kur dikush ju pyet çfarë bëni? Ndoshta ju thoni se jeni pronar biznesi, ndërmarrës ose i vetë-punësuar. Çfarë iu thoni kur kërkojnë më shumë gjëra specifike?

A thoni se jeni tregtar i aksioneve, dizajner profesionist i webit apo kaloni nëpër tituj të ndryshëm të punës përderisa provoni të tregoni saktësisht atë që bëni? Nëse ndodh kjo e dyta, ju nuk e kuptoni biznesin tuaj mirë mjaftueshëm, e cila është një tregues i qartë se ju duhet të mësoni dhe të bëni disa rregullime jo të heqni dorë nga biznesi juaj.

“Unë nuk kam dështuar. Vetëm kam gjetur 10,000 mënyra të cilat nuk funksionojnë” –Thomas Edison

Këto janë fjalë të mençura nga njeriu i cili shpiku poçin elektrik. Imagjinoni se sa ndryshe do të ishte jeta nëse Thomas Edison do të dorëzohej nga përpjekja e tij e tretë ose e katërt për të shpikur atë. Edhe pse ishte e vështirë dhe jam i sigurtë se ai ishte i frustruar nga njerëzit duke i thënë se nuk do të arrinte sukses, ai vazhdoi të provonte deri sa funksinoi.

Këtë duhet të bëni për biznesin tuaj. Nëse do të dëgjoja një person negativ i cili më thoshte se nuk do të arrija sukses në biznesin tim, kush e di se çfarë do të isha duke bërë sot. Unë me siguri nuk do të bëhesha milioner dhe nuk do të këshilloja të tjerët se si të fitojnë milionat e tyre të parë.

Unë vazhdova deri sa në fund puna e rëndë dhe dedikimi u shpaguan.

“Dështimi është erëza e cila i jep suksesit shijen e tij” – Truman Capote

A e keni dëgjuar ndonjëherë thënien. ‘’Asgjë që ia vlen të posedohet nuk vjen lehtë’’? Është e vërtetë. Nëse nuk dështoni kurrë, nuk do të shijoni kurrë suksesin tuaj. Nëse gjërat ju vijnë lehtë në biznesin tuaj, ju do të mërziteni me to, do t’i keqpërdorni dhe me siguri nuk do të zgjasin.

Në anën tjetër, kur dështoni vazhdimisht dhe më në fund gjeni strategjinë e cila funksionon, ju do të ndiheni sikur e gjithë puna juaj e rëndë është shpaguar dhe do të vazhdoni të bëni ndryshime për të dërguar suksesin tuaj në lartësi të reja. Ju do të keni vetëbesim duke e ditur se kurrë nuk do të mërziteni nga ai.

“Nëse po kaloni përgjatë ferrit, vazhdoni të ecni” – Winston Churchill

Nëse tashmë po keni vështirësi në nisjen e biznesit tuaj nuk keni nevojë të ndaloni. Mendoni për këtë, ju tashmë jeni në fillim, kështu që e vetmja gjë që mund të bëni është të shkoni përpara.

“Suksesi është…të dini qëllimin tuaj në jetë, të rriteni për të arritur potencialin tuaj maksimal dhe të mbjellni fara nga të cilat përfitojnë të tjerët” – John C. Maxwell

John C. Maxwell kishte idenë e duhur në mendje kur foli këto fjalë të mençura. Arsyeja pse unë këshilloj të tjerët për t’iu treguar atyre se si të kopjojnë suksesin tim është sepse kjo ishte arsyeja e punës time të rëndë. Sigurisht, unë dëshiroja të isha në gjendje të jetoja një jetë të rehatshme, por tani që kam bërë tërë punën është koha të ndaj pasurinë time për të ndihmuar të tjerët të realizojnë ëndrrat e tyre.

You may also like