2 Korriku kalon tutje në Youth League

by admin
Spread the love

Juniorët e 2 Korrikut të Prishtinës kanë kaluar me sukses raundin e parë të UEFA Youth League.

Të mërkurën, 2 Korriku ka konfirmuar avancimin në fazën tjetër pasi në raundin e parë të kësaj gare të UEFA-s për të rinj, e eliminoi Bylisin e Shqipërisë.

2 Korriku avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:2, pasi në të dyja ndeshjet ndaj Bylisit triumfoi me shifrat 2:1.

Pas fitores në Shqipëri para dy javësh, 2 Korriku fitoi edhe të mërkurën në ndeshjen e kthimit të luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Haris Isufi dhe Rin Ahmeti, shënuan golat për të vulosur fitoren e 2 Korrikut dhe kalimin në raundin tjetër të UEFA Youth League.

Për 2 Korrikun, ky është debutim në garat evropiane për të rinj. Në fakt, 2 Korriku është ekipi i parë nga Kosova që po paraqitet në ligën e të rinjëve të UEFA-s.

You may also like