PREMIER LEAGUE
Manchester City-Brighton
Ajo e orës 16:00 mes Mançester Sitit dhe Brajtonit cilësohet si superndeshja e kësaj të shtune në kampionatin anglez. Në fushë djemtë e Guardiolës, aktualisht në vendin e pestë përballë atyre të Fabian Hzrceler, që ndodhen një pikë dhe dy vende larg në renditje. Suksesi i vendësve, sipas algoritmit, vlerësohet me 44% mundësi teksa barazimi me vetëm 7. Si rrallëherë, në “Etihad Stadium” janë miqtë favoritë me një përqindje suksesi në masën 49%.
PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja ekipet, 46%.
Everton-West Ham Vendi i 15-të pret atë të 16-të në një klasike të kampionatit anglez, që rrallëherë është zhvilluar në kushte lufte për mbijetesë. Pikë të njëjta në renditje, por dy ekipe që nuk kanë te mbrojtja pikën e fortë. Respektivisht me golavarazhe -4 dhe – 16, për ndeshjen e sotme algoritmi parashikon gola, ndërkohë që fitorja vendëse vlerësohet me 43% shanse. Një sukses i londinezëve ka 31% mundësi të konkretizohet, teksa barazimi nuk shkon përtej 26%.
PARASHIKIMI: Fitore e Evertonit ose barazimi e kombinuar me faktin që shënojnë të dyja ekipet, 53.5%.
LIGUE 1
Nantes-Lille Kjo sfidë hap mbrëmjen e ndeshjeve të sotme të kampionatit francez. Nga njëra anë janë vendësit që kërkojnë pikë të tjera për t’iu larguar zonës së rënies, ndërkohë që miqtë udhëtojnë në një transfertë, e cila përveç vështirësisë së rivalit ka edhe “pasojat” psikologjike të eliminimit nga Dortmundi. Edon Zhegrova më shokë kanë nevojë për pikë që të qëndrojnë të kapur pas vendit të katërt, që në fund të sezonit vlen për “play off”-et e Ligës së Kampionëve. Algoritmi vlerëson me 34% mundësi fitoren e Nantes, ndërkohë që suksesi i Lille ka një koeficient mundësie në 37%. I njëjti model parashikues vlerëson me 29% shanse barazimin e ndeshjes së sotme të orës 17:00.
PARASHIKIMI: Barazim ose fitore e Lille, 39.2 %.
Angers-Monaco Miqtë e vendit të katërt u bëjnë vizitë vendësve, që janë në pozitat e sigurta që u ofron vendi i 13-të në renditje. Diferencë e madhe mes këtyre skuadrave, përveç pikëve në renditje (17) qëndron te golavarazhi që Monaco është +17, ndërkohë që për Angers -14, e megjithatë algoritmi vlerëson më shumë fitoren e vendësve që përllogaritet me 39% mundësi realizimi. Shanset për barazim janë në masën 25%, ndërkohë që fitorja e djemve nga Principata ka 36 shanse.
PARASHIKIMI: Fitore e Angers ose barazimi, e kombinuar me faktin që shënojnë të dyja ekipet, 43.5%.
LA LIGA
Villarreal-Real Madrid Ecuria e ekipeve spanjolle ka bërë që edhe vendi i pestë në kampionat të ketë mundësi për të luajtur në Champions. Pikërisht renditja është motivimi i Villarreal për të tentuar t’u japë një goditje frenuese madrilenëve dhe shpresave të tyre për titull. Djemtë e Ançelotit paraqiten entuziastë në këtë takim, por edhe lodhje duhet të ketë pas 120 minutave të së mërkurës në Champions, ku siguruan kualifikimin me polemika kundër rivalëve të Atletico. Për takimin e orës 18:30, algoritmi i jep 31% shanse fitoreje Villarreal dhe 27% barazimit. Ndërkohë, “Los Blancos” cilësohen si favorit për sukses me 42% mundësi.
PARASHIKIMI: Fitore madrilene me mbi 3 gola të shënuar, 46.9 për qind.
Mallorca-Espanol Kjo ndeshje përfshin edhe një derbi shqiptar mes vendësve, ku militon Vedat Muriqi dhe miqve ku prej fillimi të sezonit është përfshirë edhe Marash Kumbulla. Pozicionet në renditje janë të largëta, pasi kosovari ndodhet në vendin e shtatë dhe lufton për një vend në kupat europiane, ndërkohë që mbrojtësi i Shqipërisë mendon për mbijetesë. Në gjashtë javët e fundit, të dyja këto skuadra kanë marrë nga një fitore dhe katër barazime, ndaj momenti psikologjik mund të konsiderohet i ngjashëm, por megjithatë Mallorca mbetet favorite me 43% shanse suksesi. Vlera të përafërta nga algoritmi për sa i përket barazimit (29%) dhe fitores së Espanol, që është në kuotën 28%.
PARASHIKIMI: Njëra nga skuadrat nuk shënon 35 për qind.
EREDIVISE
Waalvijk-PSV Tri humbje në ndeshjet e fundit dhe afërsia me zonën e rënies nuk i vendosin vendësit në pozitat më të mira për të përballuar këtë ndeshje, ku përballë do të kenë PSV që me një sukses dëshiron të mos i ndahet largësisë nga kreu dhe që njëkohësisht të harrojë eliminimin nga Liga e Kampioneve. Algoritmi parashikon gola dhe një fitore të miqve me mundësi realizimi në masën 59 për qind, ndërkohë që barazimi vlerësohet me 26 shanse. Për Waalvijk vetëm 15 për qind mundësi suksesi në takimin që mbyll ndeshjet e sotme të kampionatit holandez.
PARASHIKIMI: Fitore e ekipit nga Eindhoven me mbi 3 gola të shënuar, 52 për qind.
SERIE A
Monza-Parma Vetëm 14 pikë në renditje e kanë vendosur Monzan në vendin e fundit të kampionat dhe zonat e shpëtimit është dhjetë pikë larg. Pikërisht aty ndodhet Parma që, nëse nuk fiton ose barazon sot në orën 15:30, mund ta gjejë veten në zonën e rënies. Tri humbje për secilën në katër javët e fundit flasin qartë për gjendjen e këtyre ekipeve, ndaj edhe në fushë parashikohet betejë mes dy të plagosurave. Algoritmi i jep 38% shanse Monzas, ndërkohë që të fitojë Parma (39%). Ndërkohë, i njëjti model vlerëson me 23% mundësi për të asistuar në një barazim mes dy prej skuadrave më të ndëshkuara të Serisë A.
PARASHIKIMI: Më pak se tre gola të shënuar, 67 për qind. Milan-Como 11 pikë diferencë në renditje, por përballja e fundit mes këtyre skuadrave tregoi se hendeku në fushë nuk është aq i thellë. Milani vijon të lundrojë në ujërat e turbullta të mesit të renditjes dhe nuk duhet të gabojë më për të vijuar të shpresojë për një vend në Ligën e Europës, pasi Champions duket më shumë si një utopi. Nga ana tjetër është Comos, që në pesë ndeshjet e fundit ka humbur tri (si Milan), por ka fituar dy. Ecuria e mirë nuk u jep shumë shanse miqve, që kanë vetëm 19 mundësi suksesi sot në 18:00 në “San Siro”. Algoritmi vlerëson me 26% shanse barazimin teksa Milanin e sheh favorit të sfidës me 53% probabilitet për fitore.
PARASHIKIMI: Fitore kuqezi me paktën 3 gola të shënuar, 40.1 për qind.
BUNDESLIGA
Leipzig-Borussia Dortmund Katër pikë dhe katër vende distancë në renditje mes këtyre skuadrave. Në katër ndeshjet e fundit secila ka fituar dy herë, duke barazuar po aq teksa humbjet e fundit i kanë pësuar muajin e kaluar. Verdhezinjtë janë në një moment të mirë psikologjik pas kualifikimit në çerekfinalet e Champions, ndaj edhe suksesi i sotëm, sipas algoritmit, vlerësohet me 37% shanse. I njëjti model i jep 40% mundësi Leipzig-ut teksa barazimi është rezultati më pak i mundshëm me 23% shanse realizimi.
PARASHIKIMI: Të paktën 3 gola të shënuar, 44 për qind.
Union Berlin-Bayern Munchen
35 pikët diferencë në renditje flasin qartë për ecurinë e mundshme të kësaj sfide, e cila do të nisë sot në 15:30. Tetë pikët avantazh ndaj vendit të dytë i mbajnë të qetë bavarezët, të cilët Leverkusenin e goditën edhe në Champions duke e eliminuar. Sidoqoftë, çdo sukses vlen për të thelluar distancat e për të qenë më të qetë në prill ku përparësi do të ketë Liga e Kampioneve dhe dy përballjet me Interin në çerekfinale. Algorimi u jep pak shanse vendësve për festë, duke e vlerësuar suksesin e tyre me 7% mundësi. I njëjti model vlerëson barazimin me 15% mundësi realizimi, teksa fitorja e Bayern Munchen vlen 66%.
PARASHIKIMI: Fitore bavareze me mbi tre gola të shënuar, 52 për qind.
PANORAMASPORT.AL