VIDEO/ Xhaka shkakton autogol, Leverkusen regjistron përmbysjen e çmendur në sekondat e fundit dhe hap garën për titullin kampion

by admin

Skuadra e Bajer Leverkusenit regjistroi një fitore dramatike me shifrat 3 me 4 ndaj Shtutgartit në ndeshjen e javës së 26-të në Bundesligë duke hapur garën për titullin kampion.  

“Aspirinat” ishin duke humbur me rezultatin 3 me 2 deri në minutën e 87-të. Ndërkohë që autogoli i Stiller në minutën e 88 dhe goli i Patrik Shik në minutën e 90+4, i siguruan 3 pikë të arta Bajern Leverkusen. 

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 62-të, i pafat ishte dhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili shkaktoi autogol, por për fat të mirë ky autogol nuk i kushtoi shtrenjtë kampionëve në fuqi, që tani e shohin veten 6 pikë larg kryesuesve të Bajernit. Duelin e radhës Leverkuseni e luan në shtëpi ndaj Bohumit.  

>

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

You may also like