Pas anulimit të seancës për Ligjin e Gjuhëve në Gjykatën Kushteteuse, vijuan një sërë reagimesh në opinion, ku opozita e nuk e pranoi, ndërsa pozita e përshëndeti. I pari që foli ishte nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, i cili po priste vendimin e Gjykatës në tendën, ku ishte e vendosur tash e ca ditë, tha se vazhdimi i seancës është i papranueshëm, ndërsa shtoi se BDI do të dalë kundër çdo vazhdimi të seancës për kushtetutshmërinë e përdorimit të gjuhës shqipe, duke paralajmëruar se edhe në seancat e ardhshme do të veprojnë njejtë duke bërë roje në mbrojtje të gjuhës shqipe.
BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Për ne është i pa pranueshëm çdo vendim tjetër, i cili nuk është refuzim i qartë i 13 iniciativave për vlersimin e kushtetueshmërisë e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Vazhdimi i seancës është i pa lejuar dhe kjo shumë ngjasonë me situatën e 17 tetorit kur Gjykata Kushtetuese abrogoi ose mohoi identifikimin etnik të qytetarëve, që është në esencë të Marrëveshjes së Ohrit, që ne e quajmë si vendim për balanserin dhe duke shtyrë seancat dhe më pas duke i ekzekutuar vendimet ashtu siç i kishin dizajnuar më herët”.
Ndërkaq, në emër të koalicionit VLEN ka folur deputeti, Rijad Shaqiri. Ai theksoi se Gjuha Shqipe nuk është prekur, pasi siç tha, ka pasur garancë nga VLEN.
RIJAD SHAQIRI, DEPUTET I KOALICIONIT VLEN
“Ne kemi thënë qartë dhe zëshëm, shqiptarët mund të jenë të qetë, sepse nuk do të lejojmë që disa zhvatës e kriminelë ordinierë të shkatërrojnë të ardhmen e një populli të tërë. Çdo përpjekje për manipulim dhe krim do të përfundojë aty ku e ka vendin, pra, para drejtësisë! Shkurt e shqip, Shqipja nuk u prek. Jo, se nuk pati tentime por se pati garancë nga VLEN”.
Reagime pati edhe nga krerët e koalicionit VLEN. Zv/kryeminsitri Izet Mexhiti , në profilin e tij në Facebok, ka shkruar se “Mbaroi Loja”, “Gjuha shqipe nuk u ndalua”, Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua, ndërsa ai thotë se “Lista e zezë për korrupsion u konfirmua”, ndërsa Ministri i Shëndetësi, Arben Taravari,ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa thotë se shteti po ecën para. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe ka përshëndetur edhe njëri ndër liderët e VLEN-it tjetër, Zeqirija Ibrahimi, duke thënë se ashtu siç pritej, gjuha shqipe e avancuar nuk preket.
E dinin që VLEN nuk lejon ndalimin e Gjuhës Shqipe, por po bënin show me tenda dhe nxisnin qytetarët për destabilizim, kështu thuhet në reagimin e kryetarit të Tetovës dhe njiherit edhe kryetar i Lëvizjes Besa, pjesë e koaliconin VLEN, Bilall Kasami.
Samir Mustafa /SHENJA/