VIDEO/ Penallti e realizuar nga Levandovski dhe gol i anuluar për Rajo Vajekanon, Barcelona triumfon mes polemikash në kampionat dhe merr kreun

by admin

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Rajo Vajekanos të Ivan Balliut. Ndeshja e vlefshme për javën e 24-të të LaLiga përfundoi 1-0 në favor të katalanasve, teksa nuk munguan as polemikat.

 

levaaa

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ktheu në gol një penallti në minutën e 28-të të sfidës. Ky gol majftoi për t’i dhënë “djemve” të Hansi Flick fitore të artë. Ndërkohë që Balliu e ndoqi këtë sfidë nga stoli.  Në minutën e 43-të, miqtë gjetën rrugën e rrjetës, por goli u anualua nga VAR.

Me këtë triumf, Barcelona shkon në kuotën e 51 pikëve, po aq sa Real Madrid, por katalanasit marrin kreun e kampionatit. Në krahun tjetër, Rajo Vajekano me 35 pikë mban vendin e 6-të.

Duelin e radhës Barcelona e luan ndaj Las Palmas në transfertë, ndërsa Reali pret Gironën.

FT 

BARCELONA 1-0 RAJO VAJEKANO

28′ Levandovski (P)

>

Goli i Levandovskit: (VIDEO)

Gol i anuluar për Rajo Vajekanon: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Barcelona: Shezni, Balde, Kubarsi, De Jong, Fort, Gavi, Levandovski, Martinez, Pedri, Rafinja, Jamal

Trajner: H. Flik

Rajo Vajekano: Batala, Kavaria, Cis, De Frutos, Diaz, Garsia, Lejeun, Mumin, Nteka, Palason, Ratiu

Trajner: I. Perez

PANORAMASPORT.AL

You may also like