(VIDEO) Mexhiti: Ka tendencë për destabilizimin e vendeve të rajonit

by admin

Zhvillimet e fundit lidhur me djegien e flamurit shqiptar dhe atij shtetëror në Maqedoninë e Veriut, dhe ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës, sipas zv.kryeministrit të parë, Izet Mexhiti, janë tendencë për destabilizimin e rajonit. Megjithatë, Mexhiti thotë se çdo kush që e ka shkelur ligji, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë, ndaj ai bënë thirrje qytetarëve për qetësi , për ta tejkaluar këtë situatë dhe mos të bien pre e provokimeve.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Ka tendenca në regjion për të destabilizuar situatën. E njejta ndodhë në Mitrovicë me ujësjellësin, me aktin terrorist dhe po ashtu edhe këtu ka forca që duan ta destabilizojnë. Ishte evidente që Festat e Nëntorit u shënuan si asnjëherë më parë, duke filluar me mbledhjen solemne të Qeverisë dhe duke përfunduar me manifestimin qendror në Sheshin Skenderbeu. Me koncert festiv ku u përfshinë shkollat, çerdhet, gjitha institucionet dhe thjesht nuk mund ta dalloja Shkupin me Tiranën gjatë festimeve dhe kjo dikujt i ka penguar, ka manipuluar me të rinj, te cilët me instruksione kanë dashur ta njëllosin festën”.

Pasi gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 8 persona nga ana e Policisë, ku 4 prej tyre për dyshimet se kanë poshtëruar flamurin shqiptar dhe katër të tjerët për pjesëmarrje në përleshje, Mexhiti thotë se do veprohet njejtë edhe për ata persona në Prilep, ku shifen duke poshtëruar flamurin shqiptarë dhe po ashtu, ai thotë se kanë kërkuar të ngritet mas diciplinore për policin, i cili në Kumanov hoqi flamurin shqiptarë nga shtiza.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Do të kenë përgjegjësi të gjithë ata, të cilët kanë shkelur, qoftë flamurin shtetëror, qoftë kombëtar, kjo tani më, nuk hynë në konceptin e lirisë, por, po e cenon lirinë e të tjerëve. Ashtu siç është vepruar ndaj atyrëve që e kanë shkelur flamurin shtetëror, njejtë në Prilep veprohet edhe me ata që e kanë shkelur flamurin kombëtar shqiptar, dhe po ashtu këtu kemi kërkuar që të ngritet masë disiplinore dhe të merren masa përgjegjësi edhe për policin në Kumanovë, i cili në vend që të mbajë rendin është futur në diçka të cilën nuk është në kompetenca të tij”.

Ndërkaq, duke komentuar interpelancën e paralajmëruar nga BDI për udheqësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izet Mexhiti, theksoi se disa të rinjë që kanë vepruar në këto mënyra, janë të manipuluar pikërishtë nga BDI, ndërsa të nëjtat ai tha se do t’i sqarojnë me fakte dhe argumente.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like