Borusia Dortmund ka humbur sot mundësinë që të siguronte një fitore të rëndësishme për moralin përballë rivalëve të përjetshëm, Bajern Mynih, në “Der Klassiker” të Bundesligës, pasi ndeshja është mbyllur me barazimin 1-1.
Në fakt ishin bavarezët ata të cilët diktuan ritmin, por u goditën nga goli i Gitens në pjesën e parë, teksa më pas humbën edhe Herri Kejn për dëmtim që në minutën e 33-të të duelit. Por ata nuk reshtën sulmet drejt portës së vendasve dhe në minutën e 85-të, ia dolën të gjenin barazimin me goditjen me kokë të Musiala, për të shmangur humbjen e parë të sezonit në Bundesligë.
Edhe pas barazimit, Bajerni mbetet përsëri shumë i shkëputur në kreun e renditjes, ndërsa Borusia Dortmund mban vendin e pestë me 10 pikë më pak se rivalët historike.
Borusia Dortmund 1-1 Bajern Mynih
27′ Gitens / 85′ Musiala
Goli i Gitens: (VIDEO)
Goli i Musiala (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Dortmund: Kobel, Rajerson, Anton, Shloterbek, Bensebaini, Gros, Nmeça, Baier, Sabitzer, Gitens, Girasi.
Bajern Mynih: Nojer, Laimer, Upamekano, Kim Min-Jae, Dejvis, Kimish, Goretzka, Sane, Musiala, Tel, Kejn.
PANORAMASPORT.AL