
VATIKAN, 16 mars /ATSH-ANSA/ – Po kaloj një periudhë sprove dhe bashkohem me shumë vëllezër e motra të sëmurë, të cilët janë të brishtë, në këtë moment, si unë, shkruan sot papa në tekstin e Angelus.
”Trupat tanë janë të dobët, por edhe kështu, asgjë nuk mund të na ndalojë të duam, të lutemi, të shprehim veten, të jemi për njëri-tjetrin, në besim, shenja të ndritshme shprese të gjitha këto”, shton ai.
“Sa dritë shkëlqen, në këtë kuptim, në spitale dhe vende përkujdesjeje! Sa vëmendje e përzemërt ndriçon dhomat, korridoret, klinikat, vendet ku kryhen shërbimet më të përulura! Prandaj dua t’ju ftoj që sot t’i jepni me mua lavdi Zotit që nuk na braktis kurrë”, shton ai.
Papa falënderoi të gjithë ata që luten për të dhe ata që e ndihmojnë.
”E di që shumë fëmijë luten për mua, disa prej tyre kanë ardhur sot këtu te ‘Gemelli’ në shenjë afrimi. Faleminderit fëmijë të dashur! Papa ju do dhe gjithmonë pret t’ju takojë”, thekson ai.
“Le të vazhdojmë të lutemi për paqen, veçanërisht në vendet e plagosura nga lufta, në Ukrainën e torturuar, në Palestinë, Izrael, Liban, Mianmar, Sudan, Republikën Demokratike të Kongos”, përfundon apeli i Angelus i papa Françeskut./ a.jor.