TEL AVIV – Izraeli godet objektivat e Hezbollahut në përgjiigje të raketave nga Libani

by admin

TEL AVIV/BEJRUT, 22 mars /ATSH-DPA/- Izraeli njoftoi sot se ka nisur sulme të reja ndaj milicisë së Hezbollahut të mbështetur nga Irani, disa orë pas interceptimit të tre raketave të lëshuara nga Libani, ndërsa armëpushimi mbetet në prag të një kolapsi.

Bombardimet e reja janë shkëmbimi më i rëndë i zjarrit që nga hyrja në fuqi e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, në nëntor.

“Në përgjigje të lëshimit të raketave drejt Izraelit këtë mëngjes, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz kanë udhëzuar IDF ,Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të veprojnë me forcë kundër dhjetëra objektivave terroristë në Liban”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Netanyahut.

IDF tha se kishte goditur dhjetëra raketahedhës të Hezbollahut dhe një qendër komanduese nga e cila po vepronin terroristët e Hezbollahut në Libanin jugor.

Sulmet erdhën pasi IDF tha se kishte interceptuar tre predha të lëshuara nga Libani në qytetin kufitar verior të Izraelit, Metula, pa shkaktuar të plagosur apo dëme.

Hezbollahu deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Burime libaneze të sigurisë thanë se Izraeli ishte përgjigjur me artileri në fshatin Yohmor dhe kodrat e al-Hamames, përtej kufirit nga Metula.

Banorët në zonat e shënjestruara raportuan se kishin dëgjuar shpërthime të forta për shkak të bombardimeve.

NNA raportoi avionë luftarakë izraelitë, si dhe sulme që përfshinin artileri, tanke dhe mitralozë në disa lokacione.

Në një deklaratë të postuar në X, ushtria izraelite tha se shefi i Shtabit të Përgjithshëm Eyal Zamir kishte kryer një vlerësim të situatës dhe se Izraeli do t’i përgjigjej ashpër sulmit të mëngjesit.

“Shteti i Libanit mban përgjegjësinë për ruajtjen e marrëveshjes se armëpushimit”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like