Si t’i pikasni udhëheqësit e mëdhenj? Ata bëjnë një nga këto 5 gjëra – Shqip

by admin

Nga Marcel Schwantes

Ndërsa një kompani zgjerohet dhe shton aktivitetin e saj, ajo duhet të miratojë strategji për marrjen në punë të punonjësve të tjerëve, ndërsa duhet të kujdeset ende për punonjësit ekzistues. Një nga ato strategji të suksesshme ? Përparësia e një kulture të “punës kuptimplotë”. Kjo është ajo që kam mësuar nga Lin Herrik, shefe operative në “GreatCall”, një kompani që promovon plakjen aktive.

Herrik thotë se puna kuptimplotë është çelësi i rolit që ajo luan në “GreatCall”, duke e përcaktuar atë si themelin mbi të cilin të punësuarit ndërtohet mbi dhembshurinë dhe ndjeshmëri për të siguruar shërbimin më të mirë të mundshëm për klientët. Herrik përcaktoi 5 hapa për të rritur kompaninë tuaj.

  1. Njihni prioritetet tuaja

Kur keni një rol udhëheqës, ju duhet të njihni në llojin e liderit që dëshironi të jeni dhe të kulturës që dëshironi të fusni në vendin tuaj të punës. Merrni kohën e duhur për të kuptuar

se cilat cilësi janë më të rëndësishme. Pasi t’a keni kuptuar, atëherë zhvilloni një plan për t’i bërë ato cilësi pjesë të misionit të përditshëm të kompanisë tuaj.

  1. Qëndrojini synimeve tuaja

Çdo kompani që përjeton rritje, do të shohë përpara për të zbatuar nisma të reja, dhe do të bëjë ndryshimet e nevojshme për të arritur në një fazë tjetër. Gjatë periudhave të rritjes, sigurohuni që të dëgjohet zëri juaj, dhe që po mbështesni përpjekjet që do t`a bëjnë më të suksesshme fuqinë tuaj punëtore. Ndërsa ndryshimi është i nevojshëm, sigurohuni që ndryshimet të çojnë përpara nismat tuaja, dhe që “bërësit e ndryshimeve” në kompaninë tuaj të jenë në një linjë me vizionin tuaj.

  1. Vini re theksin tek komunikimi

Periudhat e tranzicionit janë shpesh ato kur punonjësit janë më të pasigurt në lidhje me pozicionin dhe të ardhmen e tyre në kompani. Për të garantuar rritjen e kompanisë tuaj, në një mënyrë që t’i bëjë të gjithë të ndjehen të vlerësuar dhe të informuar, gjeni kohë për të folur me punonjësit.

Ju duhet t’i përfshini që të gjithë në vendimet e rëndësishme. Sa më pak komunikim, aq më shumë punonjës do të mbushin vetë boshllëqet, dhe ky është shpesh skenari më i keq. Pra, ndërmerrni hapat e nevojshëm për t’i mbajtur të gjithë të fokusuar tek ajo që keni ju në mendje.

  1. Mbështesni punonjësit

Në një kompani të madhe, është e lehtë që gjërat individualë të “humbin’” në mesin e rrëmujës së madhe. Përdoreni pushtetin tuaj, për të siguruar që të gjithë të kenë një rol, flisni shpesh me të punësuarit tuaj, dhe mos supozoni se e dini se si ndjehen ata. Ndërsa kompania juaj rritet, edhe ndryshimet e bëra do të mishërojnë edhe mendimet e të gjithë punonjësve tuaj. Shpesh, edhe njerëzit në vijën e parë të punës kanë idetë mira për konsumatorët tuaj, por rrallë u kërkohet që t’i ndajë këto ide me ata që kanë në dorë ndryshimet

  1. Sigurohuni që vlerat të jenë të përafruara

Kur konsideroni mundësinë e një shkrirje me një kompani apo blerjen e një kompanie tjetër, stafit drejtues duhet të sigurohet që kulturat dhe misioni janë në një linjë, dhe se në thelbin e saj të ndahen vlera. Në këtë mënyrë, ju keni hapësirë për t’u rritur dhe për të qenë në gjendje të vendosni prioritete në një vend pune kuptimplotë gjatë rritjes.

Kompanitë duhet të përpiqen të gjejnë një ekuilibër midis rritjes dhe kulturës. Herrik është e bindur se puna kuptimplotë duhet të jetë themeli i një korporate, dhe mund të përdoret për të ndërtuar besnikërinë e punonjësve, dhe për të rritur me sukses një kompani. Ajo mbetet e angazhuar për t`a bërë realitet atë vizion. / Inc. – Bota.al

You may also like