SHGM dhe KEEM thirrje gazetarëve të jenë të përmbajtur nga përdorimi i retorikës nacionaliste

by admin

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli Etik për Media në Maqedoni (KEMM) i bëjnë thirrje gazetarëve dhe punëtorëve mediatik që të respektojnë Kodin e Gazetarëve, veçanërisht në kontekstin e ngjarjeve të fundit të cilat kanë nxitur debat publik dhe reagime në raport me ngjarjet e fundit. Në situata të këtilla, kur rritet rreziku i mostolerancës dhe urrejtjes etnike, gazetarët kanë detyrimin të raportojnë në mënyrë objektive, profesionale dhe me qëllim për të promovuar qetësi dhe mirëkuptim.

Gazetarët duhet të jenë të përmbajtur nga përdorimi i retorikës nacionaliste ose sensacionalizmit të cilat mund të përshkallëzojnë më tej tensionet publike. Në vend të kësaj, ne rekomandojmë që ata të fokusohen në rritjen e ndërgjegjësimit për pasojat e gjuhës së urrejtjes, si dhe në promovimin e dialogut dhe respektit për diversitetin. Mediat, në veçnati menaxhmenti dhe pronarët, janë instrument kyç për ndërtimin e tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në shoqëri.

Në kuadër të çështjeve të ndjeshme, si në raste kur bëhet fjalë për simbolika kombëtare, rikujtojmë se gazetarët janë të detyruar të udhëhiqen nga faktet dhe të shmangin përhapjen e spekulimeve apo qëndrimeve të njëanshme. Vendimet redaktuese në momente të tilla duhet të udhëhiqen nga parimet e gazetarisë së përgjegjshme, qëllimi kryesor i së cilës është ruajtja e interesit publik dhe shmangia e polarizimit shtesë të shoqërisë.

Në mënyrë shtesë, i bëjmë thirrje gazetarëve që t’i kushtojnë vëmendje komunikimit të tyre në profilet personale në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se aty perceptohen edhe si personazhe publike dhe profesionistë të fushës mediatike. Sjellja e përgjegjshme në të gjitha platformat është pjesë thelbësore e rolit të tyre profesional dhe në përputhje me parimet e Kodit.

SHGM dhe KEMM u bëjnë thirrje profesionistëve mediatik që të qëndrojnë të përkushtuar ndaj standardeve etike dhe të njohin rolin e tyre kyç në krijimin e një hapësire mediatike informative dhe gjithëpërfshirëse.

MARKETING



You may also like