SHBA – Trump emëron Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si ambasadorë specialë në Hollivud

by admin

UASHINGTON, 16 janar /ATSH/ – Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywood-in “më të fortë se kurrë” duke emëruar Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si “ambasadorë specialë”, shkruan variety.com.

>

“Është nderi im të shpall Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone si ambasadorë specialë nga një vend i madh, por shumë i trazuar, Hollywood, Kaliforni”, shkroi Trump në Truth Social.

“Ata do të jenë të dërguarit e mi të posaçëm për të raportuar mbi Hollywood-in, i cili ka humbur shumë biznes në katër vitet e fundit ndaj vendeve të huaja. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like