Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar ndaj sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
“Dënoj ashpër aktin e shëmtuar terrorist në fshatin Varag të Zubin Potokut.
Përveç akt terrorist dhe diverzant, privimi nga furnizimi me uj të pijshëm është edhe krim kundër njerzimit.
Sërbia në vend që të reflektoj pas vendimit të Kombeve të Bashkuara të majit të këtij viti për gjenocidin në Srebrenicë vazhdon me akte krimi kundër njerzimit.
Komuniteti ndërkombëtar ashpër të reagoj dhe të sanksionoj shëmtinë e Ballkanit- Sërbinë”, ka shkruar Sela.