Rikthehet mbrojtësi Sulçe, – Shqip

by admin

Kukësi po vijon normalisht përgatitjet për ndeshjen e fundjavës me Apoloninë në Fier.

Verilindor duan të dalin patjetër me pikë, si mundësia më e mirë për të mbajtur lart moralin pas humbjes së fundit ndaj Vorës.

Problemi i vetëm në këtë ndeshje për trajnerin Emiljano Çela do të jetë dëmtimi i një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, mbrojtësi Franci Lala.

25-vjeçari mungoi ndaj Vorës dhe mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë që të rikuperohet në kohë për Apoloninë. Gjithsesi, nga ana tjetër Çelës do t’i rikthehet pas pezullimit për shkak kartonësh mbrojtësi Astjon Sulçe.

Futbollisti është aktivizuar në tetë takime deri më tani dhe shihet si një element i rëndësishëm për skuadrën.

Sa i përket pjesës tjetër, për momentin nuk paraqiten probleme dhe Kukësi do të përpiqet me të gjitha armët që ka në dispozicion për t’u rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat. Synimi i Kukësit është që të grumbullojë sa më shumë pikë, pasi me hapjen e merkatos së dimrit priten të ketë shumë lëvizje, çka nënkupton se skuadra do të përforcohet për pjesën e dytë të sezonit..

You may also like