Rashica dhe Muçi mbesin pa trajner tek Besiktasi – Van Bronckhorst shkarkohet pas vetëm pesë muajsh

by admin

Trajneri holandez, Giovanni Van Bronckhorst edhe zyrtarisht është shkarkuar nga Besiktasi pas vetëm pesë muajsh në krye të gjigantit turk.

Ky vendim u mor për shkak të një serie të dobët të rezultateve nga Besiktasi në elitën e futbollit turk.

Goditjen e fundit teknikut holandez ia dha humbja që pësoi të enjten në kuadër të Ligës së Evropës ndaj Maccabi Tel Aviv.

Kujtojmë se Besiktasi momentalisht renditet në pozitën e pestë në elitën e futbollit turk dhe kanë një diferencë prej 13 pikësh ndaj liderit Galatasaray teksa kanë kaluar vetëm 12 ndeshje këtë sezon.

Në skenën evropiane, ata kanë vetëm dy fitore nga pesë ndeshej të luajtura teksa humbja e fundit bëri që numri i disfatave të shkojë në 3 sosh.

Megjithatë, Besiktasi ka ende mundësinë për t’u kualifikuar tutje, por këtë duhet ta bëjë trajneri i ri që do të emërohet së shpejti.

Vlen të theksohet se nën urdhrat e tij minuta kishin marrë edhe dyshja shqiptare Milot Rashica dhe Ernest Muçi të cilët po kalojnë në një formë pozitive këtë sezon.

You may also like