Presidentja Osmani takon drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, të FSK-së e AKI-së – Shqip

by admin

Pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin Ibër-Lepenc dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar.

“Presidentja Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar”, thuhet në njoftim.

You may also like