“Pres më shumë nga Milani”, analiza e Panuçit: Juventusi më ka zhgënjyer, nëse do të ishte Alegri…

by admin

Kristian Panuçi ka folur për disa skuadra në Seria A dhe ecurinë e tyre. Ndër të tjera ka diferencuar Milanin, ndërsa prek po ashtu Atalantën, Interin dhe Juventusit.

kristian panuci

Panuçi tregon se është më i zhgënyer pikërisht nga “Zonja e Vjetër”, që grumbullon 5 pikë më pak se sezoni i kaluar në këtë periudhë.

“Milani ka lojtarë të shkëlqyer. Në Itali janë një skuadër e shkëlqyer, në Europë janë një skuadër e mirë. Gjithsesi, diçka më shumë pritet nga Milani në kampionat, por kanë probleme me mbrojtjen në këtë koment.

Interi mbetet akoma një skuadër për t’u mundur, Atalanta po bën mirë siç ka bërë për disa vjet. Çdo vit lojtarë ndryshojnë por ata gjithmonë mbetet aty, aftësitë e trajnerit duhet të njihen në gjithë botën.

Juventusi nuk po më emocionon, kanë 5 pikë më pak se vitin e kaluar dhe çdo gjë mbetet e qetë. Nëse Alegri do të ishte në pankinë do e kishin masakruar. Deri tani Juventusi është skuadra që më ka zhgënjyer më shumë”, u shpreh Panuçi për SportMediaset.

PANORAMASPORT.AL

You may also like