Pajisje mbresëlënëse të prezantuara në CES 2025

by admin

Televizorë me Inteligjencë Artificiale

Televizorët janë gjithnjë e më të pranishëm në CES dhe këtë vit, ajo çfarë i karakterizon modelet e reja të televizorëve është përfshirja e Inteligjencës Artificiale.

Për shembull, linja e re e modeleve të televizorëve të Samsung shfrytëzon upscaling e Inteligjencës Artificiale, duke përmirësuar aspektin e përmbajtjeve më të vjetra falë HDR Remastering, duke e ndryshuar përmbajtjen nga gama dinamike standarde në nivelin e gamës dinamike të lartë.

Teknologjia e TV AI të LG përfshin funksione si rekomandimet e IA me njohjen e zërit, një chatbot AI dhe një kërkimin IA si dhe një LG AI Concierge që gjurmon preferencat e përdoruesit dhe kronologjinë e kërkimeve duke ofruar informacione kontekstuale mbi bazën e asaj çfarë shihni në ekranin tuaj.

Ndër të tjera, Google po përmirëson përvojën teknologjike duke përfshirë Inteligjencës Artificiale Gemini në Asistentit Google për të biseduar me Google TV tuaj dhe për të bërë pyetje më komplekse.

 

Një pajisje që rikarikon plotësisht telefonin tuaj në pak sekonda

Është një nga aksesorët më të mirë për celularë të parë ndonjëherë deri tani në CES, Swippitt, i cili rikarikon smartphone në vetëm dy sekonda.

Pajisja përmban në total pesë bateri, kështu që shumë njerëz mund ta përdorin njëkohësisht dhe funksionon nëpërmjet një aplikacioni që ju lejon të kontrolloni përqindjen e baterisë dhe të kontrolloni përqindjen e dëshiruar të rikarikimit.

 

Një fshesë me korrent robot me një krah

E keni parasysh kur duhet të mblidhni veshjet, lodrat apo objekte të tjera para se të përdorni fshesën me korrent me robot? Roborock ka një zgjidhje – një fshesë me korrent robot me një krah mekanik që kap objektet e vogla ndërkohë që pastron.

Krahu mekanik Roborock Saros Z70 përdor teknologjinë OmniGrip për të hequr pengesat me peshë më të vogël se 230 gramë ndërkohë që pastron dhe fshin dyshemetë. Modeli pritet të dalë në treg në gjysmën e parë të vitit 2025.

 

Rikarikuesi i parë në botë prej 500W

CES është vendi ku shfaqen inovacione të paprecedenta dhe këtë vit do të shohim rikarikuesin e parë në botë prej 500W. Rikarikuesi i baterisë Nexode 500W e Ugreen është i pajisur me gjashtë porta USB, pesë USB-C dhe një USB-A.

Një portë USB-C suporton deri në 240Ë, ndërsa katër të tjerat, secila deri në 100W kurse USB-A ka fuqi maksimale 20W. Ugreen “është mjaftueshëm i fuqishëm edhe për pajisje më të mëdha të uritura për energji si biçikletat elektronike”.

 

Një asistent virtual për mirëqenien, i trajnuar nga Inteligjenca Artificiale

Ndoshta e njihni Movano Health për Evie Ring të prezantuar vitin e kaluar, por këtë vit, në CES, kompania njoftoi EvieAI, një asistent për mirëqenien, i përfshirë tek aplikacioni Evie, me të cilin përdoruesit mund të konsultohen për të marrë informacione mbi shëndetin.

Kjo pajisje me Inteligjencë Artificiale “është ushqyer” me artikuj të publikuar në më shumë se 100 mijë revista mjekësore për të përmirësuar saktësinë dhe kompleksitetin e përgjigjeve.

Movano thotë se asistenti i mirëqenies mund t’u përgjigjet pyetjeve që lidhen me simptoma, sëmundje apo procedura.

 

Syzet inteligjente Halliday AI

Halliday u shfaq nga askundi dhe bëri bujë në CES 2025 me një palë syze të pajisura me Inteligjencë Artificiale që ofrojnë funksione të ngjashme me ato të Meta Ray-Ban, por në një mënyrë më të lehtë. Pajisjet më të lehta dhe komforte janë gjithnjë një avantazh për përdoruesit finalë.

Syzet Halliday ndër të tjera janë të pajisura me një ekran ekskluziv te lentet që projekton informacione tekst si përkthime në kohë reale në më shumë se 40 gjuhë, njoftime, mesazhe e shumë të tjera dhe ndërvepron me Inteligjencën Artificiale të pajisjes.

 

Një bravë inteligjente me bandë ultra të gjerë

Në CES këtë vit u prezantuan shumë brava inteligjente, por brava inteligjente Ultraloq Bolt Mission është më inovativja.

Jo vetëm përdor teknologjinë me bandë ultra të gjerë (UWB) për të hapur derën kur afroheni, por UWB ju mundëson të gjurmoni me saktësi edhe pajisjet e miratuara, në mënyrë të saktë dhe më të sigurt.

Brava inteligjente suporton edhe pajisje NFC, për momentin vetëm në Android, por kompania planifikon të mbështesë edhe Apple Home Key

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like