OpenAI sfidon Google me ChatGPT Search

by admin

Të enjten, OpenAI prezantoi ChatGPT Search, një evolucion i prototipit SearchGPT i zbuluar këtë verë.

I përfshirë në platformën ChatGPT të OpenAI, ChatGPT Search është projektuar për t’u dhënë “përgjigje në kohë” pyetjeve, thotë OpenAI, duke u mbështetur te një sërë burimesh në internet.

Falë një versioni të përmirësuar të modelit GPT-4o të OpenAI, ChatGPT Search jep informacione dhe foto nga web, si rezultate sportive, lajme, kuota të aksioneve e shumë e shumë të tjera, së bashku me linke dhe burime të rëndësishme – në këtë pikë ju mund të bëni pyetje të mëtejshme për t’u thelluar në një kërkim në vijim.

ChatGPT do të zgjedhë të bëjë një kërkim në web në bazë të asaj që është kërkuar nga përdoruesi, ose përdoruesi mund të zgjedhë të bëjë manualisht kërkimin, duke klikuar tek ikona e re e kërkimit në web.

Përdoruesit e ChatGPT Plus dhe Team do të kenë akses në ChatGPT Search nga telefoni dhe në web, ndërsa klientët e korporatave dhe ata të fushës së arsimit do të kenë akses në ChatGPT Search në javët e ardhshme, ndjekur nga përdoruesit pa pagesë.

OpenAI zbuloi edhe një opsion shtesë të browser-it për ta bërë ChatGPT Search motorin e parazgjedhur të kërkimit të Chrome.

OpenAI deklaroi se synon të vijojë të përmirësojë kërkimin, në veçanti në sektorë si blerjet dhe udhëtimet dhe të shfrytëzojë modelet e veta të “arsyetimit” o1 për “kërkime më të thelluara”.

Disa editorë kanë protestuar kundër rezultateve të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale si ChatGPT Search apo rezultateve të Inteligjencës Artificiale të Google, duke thënë se rrezikojnë të komprometojnë trafikun drejt faqeve nga vijnë informacionet.

Një studim zbuloi se këto rezultate mund të ndikojnë negativisht në rreth 25% të trafikut të editorëve për shkak të mungesës së theksit te linket e artikujve.

OpenAI thotë se ka përfshirë feedback  e partnerëve editorialë në mënyrën se si ChatGPT Search  vendos se cilët artikuj janë më të rëndësishëm për një çështje, si dhe përcaktimin e gjatësisë së përmbledhjes dhe citimeve për artikujt.

/ Tech Crunch

 

 

 

Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like