Në CES 2025, në Las Vegas, Nvidia prezantoi Project Digits, “një superkompjuter personal me Inteligjencë Artificiale”, që ofron akses në platformën hardware Grace Blackwell të kompanisë në një format kompakt.
“Project Digits përdor stack Nvidia AI – i gjithë software Nvidia funksionon rreth tij” – deklaroi CEO i Nvidia, Jensen Huang, të hënën në një konferencë për shtyp.
“Bëhet fjalë për një platformë cloud computing që do të qëndrojë në tryezën tuaj të punës. Është edhe një Workstation, nëse dëshironi që të jetë”.
Project Digits, i menduar për kërkuesit e Inteligjencës Artificiale, shkencëtarët e të dhënave dhe studentët, është i pajisur me GB10 Grace Blackwell Superchip të ri të Nvidia.
Nvidia deklaron se një njësi e vetme Project Digits mund të analizojë modele me përmasa deri në 200 miliardë parametra.
Parametrat përkojnë përafërsisht me aftësitë e një modeli për zgjidhjen e problemeve dhe modelet me më shumë parametra në përgjithësi kanë rezultate më të mira se ato me më pak parametra.
GB10, i zhvilluar në bashkëpunim me MediaTek, është i pajisur me GPU Nvidia Blackwell, i lidhur me CPU Nvidia Grace, 20 core.
Nvidia thotë se dy pajisje Project Digits mund të lidhen mes tyre për të ekzekutuar modele deri në 405 miliardë parametra, nëse puna e kërkon.
Project Digits, me sistem operativ DGX të Nvidia i mbështetur te Linux, do të jetë i disponueshëm duke nisur nga maji nga “partnerët kryesorë” me çmim 3 mijë dollarë, deklaroi kompania.
Me Project Digits, Superchip Grace Blackwell mund ta përdorin miliona zhvillues – deklaroi Hang. Vendosja e një superkompjuteri të Inteligjencës Artificiale në tryezat e punës së çdo shkencëtari, kërkuesi të Inteligjencës Artificiale dhe studentëve do t’i fuqizojë ata që t’i japin formë epokës së IA”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.