MOSKË, 17 shkurt /ATSH-DPA/- Rusia ka mirëpritur samitin urgjent për luftën në Ukrainë të organizuar sot nga presidenti francez, Emmanuel Macron në Paris.
“Do të ishte pozitive nëse bisedimet e liderëve evropianë do të ishin për përfundimin e konfliktit – në vend të vazhdimit të tij”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Rusia ka pohuar vazhdimisht se lufta që filloi pothuajse tre vjet më parë po zgjatet nga furnizimi i Ukrainës me armë perëndimore.
Peskov e quajti çështjen e një dislokimi të mundshëm të trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, aktualisht në diskutim në Francë dhe Britani te Madhe, “të vështirë” – pasi do të përfshiheshin forcat e armatosura nga vendet anëtare të NATO-s.
“Ka rregulla për një dislokim të tillë”, theksoi Peskov.
“Por, deri më tani nuk ka pasur diskutime konkrete për këtë”, shtoi ai. //a.i/