Mesi: Barça është ndryshe, krenar që i përkas

by admin

Lionel Mesi do të jetë mungesa e madhe në ceremoninë e 125-vjetorit të klubit të Barcelonës sonte në mbrëmje. Por përtej kësaj, ai vazhdon të qëndrojë pranë klubit ku u rrit dhe kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.

mesi

Pasi shfaqi admirimin e tij për futbollin e Barçës së Hansi Flik dhe punën e shkëlqyer të klubit me të rinjtë, Mesi ka vlerësuar edhe një herë Barcelonën gjatë një interviste të dhënë për televizionin “3Cat”. “Së pari, dua të përgëzoj Barcelonën për këto 125 vite. Ju them se është një nder të jem pjesë e klubit, të jesh tifoz i Barcelonës. Isha me fat që Zoti më çoi në këtë vend dhe më bëri të kaloj gjithë jetën time në këtë klub të mrekullueshëm”, theksoi Mesi, i cili siç shpjegoi “Mundo Deportivo” nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë festive për shkak të angazhimeve të pashmangshme

. Leo ndihet i privilegjuar që ka qenë pjesë dhe vazhdon të jetë një tifoz i Barçës. “Barcelona është një klub i veçantë, i ndryshëm nga të gjithë. Megjithatë vështirësitë e mëdha që pati, ata e gjetën rrugën për t’ia dalë me sukses, gjithçka ka ndryshuar. Sot ajo përfaqësohet ashtu siç duam dhe na pëlqen. Skuadra e parë është një burim krenarie”, shpjegoi ylli argjentinas.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” pranoi se i mungon Barcelona dhe qyteti i Barcelonës, ku, siç e ka thënë tashmë, synon të kthehet për të jetuar sapo ta mbyllë me futbollin e luajtur. “Më mungon shumë klubi, qyteti, njerëzit, dashuria… Dhe si gjithmonë, shpresoj të vazhdojmë të bëjmë mirë dhe ta bëjmë këtë klub edhe më të madh”, përfundoi legjenda argjentinase.

PANORAMASPORT.AL

You may also like