Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman urojnë Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar mesazhe urimi nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
>
Në mesazhet e tyre, Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i kanë uruar Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta për përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm.