Nuk ka kohë për të marrë frymë për yjet e Bajernit këto ditë. Pas ndeshjes së Champions kundër Parisit, klasikja kundër Dortmundit të shtunën në mbrëmje është për tre pikë dhe shumë prestigj. Megjithëse, bavarezët janë favorit në letër, Lotar Mateus ka shqetësimet e tij duke pasur parasysh fuqinë e shtëpisë së Dortmundit.
Gjigandët nga Mynihu kanë disa javë që po kalojnë moment fantastik në Bundesligën. Ekipi e Vinsent Kompani gjenden dhjetë pikë përpara Dortmundit në tabelën e kampionatit, por verdhezinjtë mund të mbështeten në forcën e tyre si pritës. Rrjedhimisht, Mateus gjithashtu paralajmëron urgjentisht skuadrën e Mynihut. “Dortmundi është i rrezikshëm në shtëpi. Bajerni patjetër do të sfidohet”, shpjegoi ai në rubrikën e tij në “Sky”.
“Rekordmeni” i kombëtares gjermane nuk gabon plotësisht. Ndërsa Borusia performoi në mënyrë katastrofike jashtë shtëpisë dhe mori vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e para të Bundesligës, bardhezinjtë janë një “fortesë” në “Signal Iduna Park”. Dortmundi i fitoi të tetë ndeshjet konkurruese, përfshirë gjashtë ndeshjet e Bundesligës, në stadiumin e tyre. Kjo bëri që Lars Riken të fliste me zë të lartë në mbledhjen e përgjithshme.
“Ne jemi pesë pikë përpara Bajernit në tabelën e ndeshjeve pritëse”, tha drejtori i verdhezinjëve. “Ne do të fitojmë, ne duam të fitojmë”, deklaroi ai me besim. E vërteta është, megjithatë, se Dortmundi ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër bavarezëve dhe ka barazuar një herë.
PANORAMASPORT.AL