KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ Shik shpëton Çekinë nga turpi, fitojnë tre skuadrat vendase. Mësoni rezultatet dhe renditjet

by admin

Tre ndeshjet e darkës në kualifikueset e Botërorit për zonën e Europës janë mbyllur me fitoret e tre skuadrave vendase.

fifa

Një fitore shumë e rëndësishme dhe drithëruese ishte ajo e Çekisë përballë Ishujve Faroe, që u vendos nga Patrik Shik. Sulmuesi i dha avantazhin ekipit të tij, por pak minuta para fundit, ishullorët barazuan me Vatnamar. Një gol tjetër i Shik në minutën e 85-të zgjidhi telashet e çekëve dhe u siguroi tre pikët në shtëpi përballë modestëve.

Uellsi ndërkohë mundi me rezultatin 3-1 Kazakistanin, në një sfidë jo pa vuajtje. E tillë ishte edhe fitorja 2-1 me përmbysje e Izraelit përballë Estonisë, e cila gjeti e para rrjetën në ndeshjen e luajtur në Hungari.

GRUPI I
Izrael-Estoni 2-1
23’ (ag) Hain, 75’ Dasa / 10’ Paskotsi

fghghfhgffghhfghgffgh

GRUPI J
Uells-Kazakistan 3-1
9’ Xhejms, 47’ Dejvis, 90’+1’ Matondo / 32’ (p) Tagibergen

dfgfdgdgfgfdgfdgdfdgfdfg

GRUPI L
Çeki-Ishujt Faroe 2-1
25’, 85’ Shik / 83’ Vatnamar

dfgfdggfgdfgdfdgfdgf

PANORAMASPORT.AL

You may also like