KORE E JUGUT – Ministri i Mbrojtjes paraqet dorëheqjen pas trazirave për ligjin ushtarak

by admin



SEUL, 4 dhjetor /ATSH-AFP/- Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun do të paraqesë sot dorëheqjen për shkak të trazirave të shkaktuara nga vendosja për një “kohë të shkurtër” e ligjit ushtarak nga aleati i tij i ngushtë, presidenti Yoon Suk Yeol.

“Së pari, më vjen shumë keq dhe marr përgjegjësinë e plotë për konfuzionin dhe shqetësimin e shkaktuar në publik në lidhje me ligjin ushtarak… Kam marrë përgjegjësinë e plotë për të gjitha çështjet që lidhen me ligjin ushtarak dhe i kam dorëzuar presidentit dorëheqjen time”, tha Kim në një deklaratë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalluku: Çdo grua, e ekspozuar ndaj një forme të dhunës
Artikulli tjetërBalla: Koordinim më efikas mes institucioneve për përmbushjen e rekomandimeve të KE


You may also like