KIEV – Andriy Hnatov shefi i ri i ushtrisë ukrainase

by admin

KIEV, 16 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka urdhëruar një ndryshim në udhëheqjen e forcave të armatosura të vendit, tha sot Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Ai njoftoi në Telegram se gjenerali Andriy Hnatov, më parë zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tani është shefi i ri i tij.

”Hnatov do të rinovojë dhe përmirësojë strukturën komanduese të forcave të armatosura në të gjitha nivelet”, tha Zelensky.

>

”Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Anatoliy Barhylevych, do të bëhet inspektori i ri i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në postim.

Asnjë arsye zyrtare nuk u dha për riorganizimin.

Megjithatë, forcat e armatosura të Ukrainës kanë pasur pengesa të konsiderueshme në luftën kundër Rusisë në javët e fundit.

Përveç humbjeve territoriale në lindje të vendit, trupat ukrainase janë tërhequr kohët e fundit edhe nga rajoni perëndimor rus i Kurskut./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like