ISLANDË – Votuesit zgjedhin parlamentin e ri në zgjedhjet e parakohshme

by admin

REJKJAVIK, 30 nëntor /ATSH-DPA/- Votuesit në Islandë do të zgjedhin sot një parlament të ri – në zgjedhjet e parakohshme të shkaktuara nga kolapsi i qeverisë së koalicionit tripartiak të kryeministrit aktual, Bjarni Benediktsson.

Pothuajse 270 000 njerëz kanë të drejtë të votojnë në vendin e vogël, në Atlantikun e Veriut.

Parlamenti i Islandës, “Althing”, ka 63 vende të cilat janë të gjitha për zgjedhje.

Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 22:00.

Rezultatet paraprake priten nesër në mëngjes. Megjithatë, ka disa shqetësime se kushtet aktuale të vështira të motit mund të çojnë në vonesa në votime dhe numërime, veçanërisht në lindje të vendit.

Benediktsson, kreu i Partisë së Pavarësisë së qendrës së djathtë, përmendi dallimet e opinioneve mbi çështjet e migracionit dhe energjisë, ndër arsyet e kolapsit të koalicionit qeveritar tripartiak.

Ai e ka udhëhequr vendin në një koalicion me Partinë Progresive dhe Lëvizja e Majtë-E Gjelbër. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like