Honda prezantoi të martën në CES 2025 modelin e fundit të makinës elektrike të 0 Series, një prototip SUV me përmasa mesatare, i quajtur 0 SUV.
SUV i Honda-s do t’i bashkohet 0 Saloon, të cilën shtëpia automobilistike e prezantoi vitin e kaluar.
Ndërsa Honda shfaqi të parën 0 Saloon, SUV do të jetë i pari i kësaj game të re që do t’u shitet klientëve.
Një version i serisë së SUV do të mbërrijë në Amerikën e Veriut në gjysmën e parë të 2026 dhe do të ndërtohet në fabrikën “EV Hub” të Honda në Ohio. 0 SUV do të shpërndahet më tej në tregje të tjera të botës.
Honda do të nisë të ndërtojë modelin 0 Saloon në të njëjtin stabiliment në fund të vitit 2026, përpara se të zgjerohet në vende të tjera.
Mantra e zgjedhur nga Honda për gamën e re të makinave është “e hollë, e lehtë dhe e mençur”, të cilën drejtuesit e theksuan gjatë konferencës për shtyp të martën.
Të martën Honda njoftoi edhe software që do të fuqizojë 0 Series i cili quhet ASIMO OS, që i referohet robotit të famshëm me këmbë të kompanisë.
Software do të lidhë arkitekturën elektrike me sistemin infotainment në bord, një zgjidhje mjaft e përhapur këto kohë. Honda deklaroi se sistemi i ri operativ “do të ofrojë një përvojë lëvizshmërie të personalizuar për çdo përdorues”, por nuk dha detaje se çfarë nënkupton kjo gjë.
Prodhuesi japonez i makinave nuk dha detaje edhe për veçoritë e Honda 0 SUV. Automjetet e 0 Series do të përdorin gjithashtu softuer të drejtimit automatik, i zhvilluar në bashkëpunim me startup-in e mësimit të pambikëqyrur Helm.AI.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.