GAZË – Të paktën 120 të vrarë në sulmet izraelite

by admin



GAZË, 30 nëntor /ATSH-DPA/- Të paktën 120 persona janë vrarë në sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga mbrëmja e së enjtes, sipas raporteve palestineze.

Mjekët palestinezë thanë se rreth 25 persona ishin vranë në Gazën veriore – ndërsa 20 viktima të tjera ishin raportuar në kampin e refugjatëve Nuseirat, në rajonin qendror.

Burimet e mbrojtjes civile raportuan gjithashtu 75 vdekje në Beit Lahia, një qytet në Gazën veriore. Shifrat nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve – dhe nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Konflikti i Gazës filloi më 7 tetor të vitit të kaluar – kur sulmuesit nga lëvizja islamike militante palestineze Hamas dhe grupe të tjera ekstremiste me qendër në Gazë – kryen masakra në jug të Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250.

“Të paktën 44 000 persona janë vrarë në Gazë – që nga fillimi i luftës”, sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDerbi mes “KF Tirana” dhe “Partizani”, Policia e Shtetit publikon planin e masave


You may also like