Flisni për veriun si për patatet – Shqip

by admin

Anëtarja e PDK-së, Besa Ismaili ka reaguar ndaj deklaratave të dy përfaqësuesve të LVV-së mbrëmë në një debat televiziv, raporton Shqip.

Ajo ka thënë se që të dy këta, siç i ka quajtur “eksponentë të LVV-së”, flisnin me pa ndjeshmëri për njerëzit atje në Hagë dhe me panjohuri elementare për kombet.

 “Marr shkas nga debatet e mbrëmshme në Rubikon, nga dy ish eksponentë të LVV-së që flisnin për veriu si për patatet, me zero ndjeshmëri për njerëzit atje dhe me panjohuri elementare për kombet, ua sjellë një deklaratë  të dikurshme të kryetarit Kadri Veseli. Interesant është miq, qysh gjoja se në emër të ‘bashkimit kombëtar’, fort merak e kanë me sjellë Serbinë sa ma afër Urës së Ibrit, në vend se me e shty edhe më larg nga që është tani!”, ka shkruar mes tjerash ajo duke postuar në Facebook deklaratën e vitit të 2018 të Veselit.

You may also like