DOHA, 29 nëntor /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 23-të të Çmimit të Madh të Katarit.
Gara sprint do të mbahet nesër në orën 15:00 me 57 xhiro në pistën ndërkombëtare Lusail me një gjatësi prej 5,4 kilometrash në Katar, kurse xhirot e renditjes në orën 19:00, ndërsa gara të dielën më 1 dhjetor në orën 17:00.
Piloti holandez i ekipit Red Bull, Max Verstappen doli i pesti në garën e 23-të të Çmimit të Madh të Las Vegasit në Kampionatin Botëror në Formula 1, duke e shpallur fitoren në kampionat për herë të katërt radhazi.
Në garat e zhvilluara këtë sezon në F1, piloti Max Verstappen në vendin e parë ka fituar 8 gara, ndërsa Lando Norris dhe Charles Leclerc nga tre, Lewis Hamilton, Oscar Piastri, Carlos Sainz dhe George Russell nga dy herë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:
– Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 403
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 340
3. Charles Leclerc (Monako): 319
4. Oscar Piastri (Australi): 268
5. Carlos Sainz (Spanjë): 259
– Ekipet
1. McLaren: 608
2. Ferrari: 584
3. Red Bull: 555
4. Mercedes: 425
5. Aston Martin: 86 /os/
The post F1 – Katari, stacioni i radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.