Dy personat e vd’ekur në aksi’dentin afër Ohrit janë kërçovarë

by admin

Dy personat që kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, afër fshatit Botun, janë nga Kërçova.

Sipas informacioneve nga SPB – Ohër, në aksident ka humbur jetën drejtuesi i mjetit F.K (22) dhe bashkëudhëtarja E.S. (21).

Aksidenti është raportuar në SPB – Ohër në orën 07:21 të mëngjesit, me informacion se në autostradën në ndërtim afër devijimit “Caro pole”, në atarin e fshatit Botun, një veturë tip “Audi” me targa të Kërçovës ka dalë nga rruga.

“Pas masave të ndërmarra është konstatuar se drejtuesi i mjetit F.K (22) dhe bashkëudhëtarja E.S (21), të dy nga Kërçova, kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës nga Ohri. Prokurori publik, eksperti i komunikacionit dhe ekipet policore kanë kontrolluar vendin. Sipas urdhrit të prokurorit publik mbi trupat e dy personave të vdekur do të kryehat autopsi”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër.

MARKETING



You may also like