Drilon Hajrizi lë prapa problemet, kthehet në parket të dielën

by admin

Ka mjaftuar një postim në Facebook për të gëzuar tifozët mitrovicas, basketbollisti më i mirë i vitit.

Drilon Hajrizi, pritet të rikthehet në parket të dielën, në ndeshjen kundër Vëllaznimit për herë të parë në këtë edicion të Superligës në basketboll.

Hajrizi i mungoj skuadrës për shkak të shqetësimeve shëndetësore, vetëm pak javë pasi udhëhoqi mitrovicasit drejt titullit kampion, në një sezon të jashtëzakonshëm duke fituar të gjithë trofetë.

“Falë Zotit të Madhërishëm, rikthehem në fushë me zemër plot mirënjohje. Çdo pengesë fsheh një bekim, çdo kthim sjell një triumfin. Të dielën, bashkë i japim jetë pasionit tonë!”, ishte postimi i Drilonit në Facebook, duke paralajmëruar në këtë mënyrë rikthimin dhe tejkalimin e problemeve shëndetësore.

You may also like