Apple prezantoi të martën modelet e reja të iPad mini, të pajisura me karakteristika të Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë mjete të shkrimit dhe një asistent Siri të përmirësuar, ndërkohë që prodhuesi i iPhone është në garë për të fuqizuar pajisjet e tij me funksione të Inteligjencës Artificiale.
iPad i ri është i pajisur me chip A17 Pro të Apple, i përdorur në modelet iPhone 15 Pro dhe Pro Max.
Chip-i A17 Pro do të rrisë performancën e CPU me 30% krahasuar me modelet aktuale të iPad mini dhe është i rëndësishëm për ekzekutimin e Apple Intelligence, softuerin e Inteligjencës Artificiale të Apple.
Apple deklaroi se këtë muaj do të prezantojë serinë e parë të funksioneve IA në versionin amerikan të gjuhës angleze nëpërmjet një azhurnimi të software me iPadOS 18.1.
Funksionet do të jenë të disponueshme për iPad me chip-a A17 Pro apo M1 të modeleve të mëvonshme, deklaroi Apple, duke shtuar se në muajt e ardhshëm do të prezantohen funksione të tjera, duke përfshirë mjete për gjenerimin e imazheve, Genmoji dhe funksione që mbështeten te ChatGPT.
Në shtator, Apple prezantoi linjën e shumëpritur të modeleve të iPhone 16, të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, por me funksione IA ende në fazë testimi, kompania nuk ia doli t’i entuziazmojë disa investitorë, ndërkohë që të dhënat e para të shitjeve ngrenë disa dyshime mbi kërkesën.
Megjithatë, të hënën, shoqëria e kërkimeve Canalys deklaroi se iPhone 16 do të ndihmojë shitjet e Apple në tremujorin e katërt dhe do t’i japë një nxitje gjysmës së parë të 2025, pasi Apple arriti një rekord të lartë dërgesash në tremujorin e tretë.
Çmimi i iPad mini nis nga 499 dollarë.
/ Reuters
Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.