“Do të duhet të bëjmë sepse jemi shumë pak në numër”. Para ndeshjes kundër Aston Vilës, Kristiano Xhuntoli konfirmoi se në janar do të lëvizë në një drejtim shumë specifik për të forcuar prapavijën.
Objektivi numër 1 është Antonio Silva i Benfikës. Portugezi i lindur në vitin 2003 vazhdon të mos gjejë hapësirë (ishte në stol edhe të mërkurën kundër Monakos) dhe bardhezinjtë po mendojnë për një operacion të tipit Konseisao, pra një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Në orët e fundit presioni është shtuar për të bindur Benfikën dhe lojtarin.
PO SHKRINJAR? – Antonio Silva ka si menaxher Zhorzh Mendesin, me të cilin Juventus ka një marrëdhënie të shkëlqyer dhe që mund të lehtësojë zbarkimin e klientit të tij në Torino. Në shtator ai zgjati kontratën e tij me Benfikën, duke u lidhur më 30 qershor 2027, por këtë sezon ai nuk është më zgjedhje e parë. Prioriteti mbetet një qendërmbrojtës i menjëhershëm, i cili tashmë është gati të luajë kur merkato të rihapet më 2 janar.
Por “Zonja e vjetër” mund të mos ndalet me aq dhe të synojë një mbrojtës të dytë: në këtë rast, megjithatë, ata do të presin deri në fund të janarit për të kuptuar nëse do të ketë mundësi tregu. Ndërkohë, gjurma që të çon te Milan Skriniar po ftohet: shkak është mbi të gjitha paga shumë e lartë (9 milionë plus bonuse) që merr ish-lojtari i Interit dhe që nuk i përshtatet politikës së re të Juves. Një operacion që nuk ka gjasa të ndodhë nëse PSG nuk merr përsipër një pjesë të pagës.
PANORAMASPORT.AL