Aksioni i policisë gjermane dhe kosovare kundër “call center”, reagon Rohde – Shqip

by admin

Ditën e martë u raportua për një aksion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane, lidhur me veprimtaritë ilegale të qendrave të thirrjeve në vend.

Për të shmangur vijueshmërinë e fitimit të jashtëligjshëm, dy policitë kishin kryer hetime të mëdha disa mujore, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde u shpreh se ky operacion shënon bashkëpunimin e shkëlqyer të të dy autoriteteve, në luftën kundër krimit të organizuar.

“Këtë javë policia gjermane dhe ajo kosovare kryen me sukses një operacion të përbashkët kundër mashtrimit në “call-center” në Kosovë. Ky operacion nënvizon bashkëpunimin e shkëlqyer të autoriteteve tona në luftën kundër krimit të organizuar. Faleminderit të gjithë oficerëve të përfshirë për punën e shkëlqyer ekipore!”, shkroi Rohde në “X”.

You may also like