Pas notës së ashpër të firmosur nga shefi i policisë, kryeprokurori dhe kryebashkiaku i Amsterdamit që ndalonte tifozët e Lazios të udhëtonin në kuadër të ndeshjes së planifikuar kundër Ajax-it në Ligën e Evropës, duke vënë në pah një rrezik të mundshëm, vjen dhe reagimi i bardhekaltërve. Klubi i kryesuar nga Claudio Lotito u mbrojt me një deklaratë të ashpër (dhe të gjatë) me përmbajtje të qartë e cila fillon kështu: “Ne kundërshtojmë dhe dënojmë deklaratën shqetësuese të nënshkruar nga kryetari i bashkisë së Amsterdamit që dëmton nderin dhe imazhin e komunitetit që ne përfaqësojmë”.
Ndërsa ne e kuptojmë situatën e veçantë në të cilën ndodhet Holanda, një komb viktimë e dhunës së patolerueshme të ushtruar gjatë ndeshjes midis Ajax-it dhe Maccabi Tel-Aviv, jemi të detyruar të reagojmë ndaj qëndrimit po aq të patolerueshëm të marrë nga autoritetet holandeze. Letra e dërguar dje 26.11.2024 karakterizohet nga përmbajtje diskriminuese dhe fyese, të cilat fshehin një vështirësi thelbësore të autoriteteve vendore për të luftuar dhe frenuar dukuritë e intolerancës që nuk kanë të bëjnë me shoqërinë që ne përfaqësojmë”.
“Kërkojmë rimbursimin e shumave të paguara nga tifozët e Lacios, jo më vonë se pesë ditë nga marrja e kësaj letre. Në rast të dështimit, ne do të detyrohemi të aktivizojmë veprimet e duhura të kompensimit në zyrat që konsiderohen kompetente”.