Aftësitë që i duhen fëmijës suaj – Shqip

by admin

Çdo prind dëshiron që fëmijët e vet të rriten të lumtur dhe të suksesshëm. Kjo është arsyeja pse nënat apo baballarët nuk kursejnë përpjekje, kohë, apo të holla për arsimimin të fëmijëve të tyre. Megjithatë, a është një shkollim i mirë me të vërtetë një premtim për një të ardhme të ndritur?

Ka edhe aftësi të tjera, njësoj të rëndësishme që do të ndihmojnë fëmijën tuaj për të kapërcyer të gjitha vështirësitë në rrugën e tyre drejt arritjeve të mëdha.

1.Aftësia për të patur një qëndrim

Kjo është një nga aftësitë më të rëndësishme në botën moderne, dhe kjo duhet t’i ngulitet fëmijës tuaj në një moshë të re, sepse ju nuk do të jeni gjithmonë aty për t’u ardhur në ndihmë. Për ta bërë këtë, prindërit duhet të tregojnë se mendimi i fëmijës ka rëndësi brenda familjes. Fëmijët duhet të dinë që ju i dëgjoni dhe i kuptoni, shprehni interes dhe inkurajim në bisedat me ta. Është mirë që të përdorni fjalë miratimi më shpesh, dhe të mos jeni sarkastikë kur u përgjigjeni pyetjeve të fëmijëve.

2. Përqëndrimi

Fëmijët preferojnë të përqëndrohen në atë që ata janë të interesuar për momentin, kështu që përpiquni që t’u jepni mësime me ta, që janë jo vetëm të dobishëm, por edhe emocionues. Për shembull, kur mësoni fëmijën tuaj të shkruajë, kërkoni që të shkruajë letra në një tabelë të bardhë, në trotuar duke përdorur shkumës, apo me plastelinë. Mos harroni që sjellja e një prindi është shembulli më i mirë: kushtojini fëmijës tuaj disa minuta nga vëmendja, pa asnjë shpërqëndrim. Gjithashtu ju mund të sërvisni përqendrimin e fëmijës tuaj me lojëra. Po kështu, kërkojini fëmijëve që të vërejnë detaje interesante gjatë shëtitjeve, të tilla si shenjat, makinat me një ngjyrë apo model të caktuar, si dhe dhe forma, ngjyra dhe modele të ndryshme.

3. Mbështetja tek vetja

Sa më shpejt që fëmijët tuaj të mësojnë të bëjnë gjëra vetë, aq më të sigurt do të jenë ata në të ardhmen. Gjithashtu do të jetë më e lehtë për ta për të përballuar shkollën dhe detyrimet e tjera, nga të cilat do të kenë gjithnjë e më shumë teksa rriten. Inkurajoni fëmijët që të vishen vetë, të lidhin vetë lidhëset, të vënë lodrat e tyre në vend, dhe të fshijnë atë që derdhin. Mos qortoni fëmijët tuaj për gabime. Jini të durueshëm, dhe mos harroni t’i lavdëroni. Ata do të mësojnë gradualisht që t’i bëjnë gjërat vetë, në të njëjtën mënyrë që kanë mësuar të ecin dhe flasin.

4. Të jenë lojtarë skuadre

Është e nevojshme që t’i shpjegoni fëmijëve tuaj që në moshë të re, se ka rregulla të caktuara në shoqëri (në një shesh lojrash, në kopshtin e fëmijëve, në shkollë), dhe se duke i ndjekur, ata mund të ndërtojnë marrëdhënie të mira me të tjerët. Një rregull i tillë është aftësia për të bashkëpunuar dhe punuar si një lojtar ekipi. Kur mësoni fëmijën tuaj për të punuar në ekip, ju kurrë nuk duhet ta krahasoni me fëmijët e tjerë, sepse ajo që do të merrni është agresioni. Në vend të kësaj, ju duhet të theksoni rëndësinë e secilit fëmijë dhe të lëvdoni të gjithë, kur puna është bërë në ekip.

5. Zotërimi i gjuhëve të huaja

Një zotërim i të paktën dy gjuhëve të huaja do i japë fëmijës tuaj avantazh në karierë në të ardhmen, dhe kjo gjithashtu do i ndihmojë që të zgjerojnë horizontet e tyre kulturore. A ka mënyrë më të mirë për të mësuar kulturën e një tjetër vendi, se sa të komunikosh me banorët e tij, në gjuhën e tyre?

6. Vetëorganizimi

Kjo aftësi do i ndihmojë fëmijët tuaj që të arrijnë qëllimet e tyre, që padyshim do jetë e dobishme për ta në moshën e rritur. Baza e vetorganizimit qëndron në një orar ditor që ju duhet të planifikoni me fëmijët tuaj, duke zvogëluar gradualisht përfshirjen tuaj në planifikimin ditor (apo javor), teksa fëmijët mësojnë që ta menaxhojnë vetë kohën e tyre. Është gjithashtu e nevojshme që të arrini një ekuilibër mes përgjegjësive të fëmijëve dhe kohës së lirë. Një fëmijë duhet të ketë kohë të mjaftueshme për lojëra, hobi, dhe aktivitete të tjera të dëshiruara. Megjithatë, ajo duhet të rregullohet: për shembull, 3 orë pas mbarimit të detyrave të shtëpisë.

7. Sjellja e qetë ndaj dështimeve

Mënyra se si fëmijët tuaj trajtojnë fitoret dhe dështimet formon vetëvlrësimin e tyre dhe përcakton marrëdhëniet e tyre me njerëz të tjerë. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si fëmijët luajnë: dikush humb, shfaq një zemërim të çastit, dhe prindërit e marrin fëmijën në shtëpi. Ky model sjelljeje ka ndikim negativ në aftësinë e fëmijëve për të përballuar vështirësitë e jetës dhe pengon zhvillimin e anëve të forta të karakterit të tyre.

Lavdojini fëmijët tuaj për çdo sukses, por mos i injoroni dështimet. Mundohuni që të diskutoni për të gjetur arsyet e tyre: ky është çelësi i fitoreve të ardhshme. Mos i ndaloni fëmijët tuaj që të shprehin emocionet, deri kur veprimet e tyre shqetësojnë të tjerët. Dhe më e rëndësishmja, duhet që fëmijët të dinë se ju i doni ata dhe besoni tek ta, pa marrë parasysh çfarë ndodh.

You may also like